Rabotniçki – Shkëndija do të luhet të shtunën

Ekipi shkupjan Rabotniçki ndeshjen e saj të radhës në kuadër të javës së 24-të e ka planifikuar që ta zhvillojë një ditë më herët se orari i cili ishte parashikuar.

Kështu që derbi ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës i cili ishte paraparë të luhet ditën e diel, nga Federata e Futbollit të Maqedonisë është bërë e qartë se ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë me 2 prill me fillim nga ora 16:00.

Të gjitha ndeshjet tjera do të zhvillohen ditën e diel, edhe derbi i qytetit  Shkupi – Vardar i cili do të luhet në stadiumin e Çairit me fillim nga ora 16:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button