SHBA, arkeologët gërmojnë shtëpinë e fëmijërisë së Malkom X

Arkeologët sot kanë filluar gërmimin e themeleve të shtëpisë në të cilën kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë njëri nga luftëtarët për të drejtat e njerëzve me ngjyrë Malcolm X në lagjen e Roxbury në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorët kanë njoftuar se gërmimet arkeologjike do të zgjasin të paktën dy javë, dhe shpresojnë se do të dalin me gjetje të reja në lidhje me jetën e Malcolm Little, apo Malcolm X, i cili në histori mbahet mend si kritiku më i ashpër i Amerikës së “bardhë” dhe krimeve të saj kundër afro-amerikanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button