U promovuan 3 linja të reja ajrore nga Shkupi

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Vizer” me rendin veror të fluturimeve që fillon prej sot nga aeroporti i Shkupit vendos linja të reja për në Berlin, Bratislavë dhe Kopenhagë dy herë në javë. Për në Berlin do të udhëtojë të martën dhe të shtunën, ndërsa çmimi i biletës do të jetë 1.199 denarë, për në Bratislavë të hënën dhe të premten, ndërsa për në Kopenhagë të mërkurën dhe të dielën, tek të cilat destinacione bileta do të kushtojë 899 denarë respektivisht 1.499 denarë.

Në promovimin e sotëm të linjave ajrore nga “Vizer” për prej 20 qershori të këtij viti paralajmëruan linjë të re prej Shkupit për në Hamburg, që do të jetë zëvendësim për linjën e deritanishme deri në aeroportin Lubek.

Me “Vizer” me të cilën Qeveria e Maqedonisë prej vitit 2012 ka arritur marrëveshje për mbështetje financiare për vendosjen e linjave të reja ajrore, është arritur edhe marrëveshje për punësimin e pilotëve nga Maqedonia. Në programin e “Vizer” me të cilën është e mundësuar trajnimi për pilot profesional për lundrim ajror “Erbas 320”, siç njofton ministri dikasterial Vllado Misajlovski, trajnohen katër pilotë nga Maqedonia.

Drejtori i operacioneve të fluturimit në “Vizer” David Morgan informoi se krahas 75 të punësuarve të deritanishëm nga Maqedonia në pozicione të ndryshme kompania ajrore e mbështet transitin e nevojshëm të licencave të pilotëve të Maqedonisë që të munden të angazhohen në “Vizer”.

Me tre linjat e reja nga aeroporti i Shkupit, sipas ministrit dikasterial, është krijuar mundësia që përmes çmimeve të volitshme të biletave të vizitohet Berlini, Kopenhaga dhe Bratislava në funksion të zhvillimit të ekonomisë, arsimit, kulturës, shëndetësisë, turizmit. Përmes mbështetjes financiare që “Vizer” e merë nga Qeveria prej vitit 2012 janë vendosur 23 linja me qytete evropiane. Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Zoran Kërstevski theksoi se linjat deri në berlin, Kopenhagë dhe Braislavë janë rritur numri prej 11 deri në 14 në kryeqytetet me të cilat Shkupi është i lidhur në mënyrë ajrore në Evropë. “Të gjitha linjat ajrore do të shfrytëzohen nga qytetarët e Maqedonisë, turistët biznesmenët, diaspora jonë”, tha Kërstevski.

Siç theksoi ambasadori sllovak në shtet Martin Bezak, Bratislava dhe Shkupi për herë të parë lidhen me linjë të drejtpërdrejtë ajrore në historinë 22 vjeçare dhe se linja e re do të jetë ekonomikisht e qëndrueshme, do ta nxisë biznesin, turizmin dhe udhëtimin. Nga “Vizer informojnë se me linjat e reja ajrore kanë më shumë se një milion sedilje në disponim për sivjet, që paraqet rritje të kapacitetit për 22 për qind karahasuar me vitin e kaluar. nh/hr/13:33

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button