Lima, ‘gjyshja’ e “Victoria’s Secret”

Supermodelja Adriana Lima është tallur duke thënë se po ndihet si “gjyshe” në mesin e vajzave të reja në “Victoria’s Secret”, pasi ajo tashmë i ka bërë shumë vite në këtë shtëpi të modës.

Braziliania 32-vjeçe e cila konsiderohet si njëra ndër modelet më të vjetra në VS, thotë se si 18-vjeçare kishte filluar të pozoj me të brendshmet e kësaj kompanie dhe mendon se lirisht mund të quhet gjyshe.

“Mendoj se jam gjyshja e kësaj familjeje. Çdo vit në këtë kompani vijnë vajza të reja dhe shumë të bukura, por kur e mendoj se që sa vite jam këtu u them pse të mos me quani gjyshe”, ka deklaruar Lima.

Lajme të ngjashme

Back to top button