Tensione midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, dy të vrarë

Zyrtarët ushtarakë të Azerbajxhanit kanë bërë të ditur se dy ushtarë janë vrarë në luftimet me ushtrinë e Armenisë, njofton REL.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushtarët azerbajxhanas kanë pësuar kur forcat armene kanë bërë përpjekje të kalojnë kufirin shtetëror.

Armenia i ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se forcat e Azerbajxhanit kanë sulmuar disa fshatra në afërsi të kufirit të tyre të përbashkët, duke plagosur një civil në fundjavë.

Ky është incidenti i fundit midis dy vendeve në lidhje me rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Azerbajxhani e konsideron Nagorno Karabakun si pjesë të territorit të tij, por rajoni është okupuar dhe administruar nga forcat pro-armene qysh në fillim të viteve 1990.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button