Aeroplani amerikan pa pilot, vret 15 dasmor në Jemen

Një dron (aeroplan pa pilot) i SHBA-ve ka qelluar një konvoj dasmorësh në Jemen, duke lënë të vrarë 15 civil.

Pesëmbëdhjetë njerëz që ishin në rrugën e tyre për një martesë në Jemen në provincën Bayda janë vrarë nga një sulm ajror pasi aeroplani pa pilot i drejtuar nga amerikanet qëlloi një konvoj duke pretenduar qe ta sulmon al Kaedan, thanë zyrtarët jemenas të sigurisë për CNN.

Autoritetet jemenase nuk kan identifikuar avionin por burime fisnore dhe lokale të medias thanë se ai ishte një dron që sulmoi.

Gjatë sulmit dhjetë njerëz u vranë menjëherë dhe pesë të tjetër të cilët u plagosën dhe vdiqën pasi u shtruan në spital , tha një zyrtar i sigurimit.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushtet e anonimitetit, pranoi njoftimet e mediave në lidhje me masakren që bënë mbi dasmorët, shruan Mesazhi.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar sulmet me avionë, si pjesë e një fushate kundër Al Kaidës në Gadishullin Arabik.

Human Rights Watch në një raport të hollësishëm në gusht thanë se goditjet me raketa nga sulmet e SHBA-ve, duke përfshirë edhe sulme të armatosura, kanë vrarë dhjetëra civilë në Jemen.

Të hënën, gjithashtu raketat nga dronet amerikan qëlluan dhe lanë të vranë të paktën tre persona që udhëtonin në një makinë në Jemen lindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button