Shtëpia e cilës këngëtareje të njohur është kjo?

Të gjithë e njohim këngëtaren Genta Ismaili dhe këngët e saj. Por këtë herë ajo ka dashur të zbulojë pak më shumë nga privatësia e jetës së përditshme dhe ka treguar shtëpinë ku banon, në emisionin Prive.

Genta ka pak kohë që ka hyrë në shtëpinë e re, për të cilën u deshën plot katër vite për ta përfunduar. Në pyetjen e gazetarit se sa i ka kushtuar kjo shtëpi, ajo nuk ka dhënë një përgjigje të saktë. “Ka kushtuar shumë, po”- ka thënë ajo, duke mos dhënë një shifër të caktuar.

Ajo që bie shumë në sy në shëpinë e këngëtares janë fotografitë e shumta që ndodhen gjithandej.

Ato janë familjare si dhe nga momentet më të rëndësishme të Gentës nga rrugëtimi i karrierës së saj: “Nuk kam arritur ta dekoroj shtëpinë ashtu siç dua, sepse mungoj shumë nëpër koncerte dhe udhëtime”,- ka treguar Genta.

Në brendësi të shëpisë një pjesë e veçantë i është kushtuar vetëm gardërobës së këngëtares, aty ku ka ruajtur të gjitha veshjet nga koncertet dhe videoklipet e realizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button