KSHZ ia filloi punën në terren për pastrimin e Listës Zgjedhore

Anketuesit e KSHZ-së sot e filluan verifikimin në terren të Listës zgjedhore të 100.436 votuesve të dyshimtë në të gjitha 80 komunat e Republikës së Maqedonisë.

Ashtu siç kumtoi Lupka Guguçevska, këshilltare në KSHZ, në terren kanë dalur 488 anketues dhe nëse nevojitet KSHZ do të angazhojë numër plotësues  që të rritet efikasiteti i procesit.

Së bashku me anketuesit  në terren ka edhe vëzhgues nga katër partitë politike, të cilët, ashtu siç theksoi Guguçevska, nuk kanë të drejtë të hyjnë në komunikim me personat të cilët janë anketuar gjatë verifikimit në terren.

Në kontakt me qytetarët anketuesit duhet të identifikohen me bexh të dhënë nga KSHZ-ja dhe autorizim të nënshkruar nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

“KSHZ-ja është në komunikim të përhershëm me repartet rajonale dhe nga afër e ndjek procesin. Deri tani nuk ka informata për probleme në terren, por informata plotësuese  priten kah fundi i ditës kur të përfundojë anketimi dhe kur materialet do t’u dorëzohen  kontrolluesve në njësitë rajonale të KSHZ-së”, tha Guguçevska.

Në selinë e KSHZ-së në Shkup në rrjedhë është seanca në të cilën në rend të ditës është Raporti për progresin në zbatimin e kontrolleve në terren të Listës votuese.

Në seancë do të bëhet fjalë edhe për mundësinë për publikim të regjistrimeve jokonzistente nga kontrollet e kryqëzuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si dhe për kërkesat e Misionit të OSBE-së, MOST-it dhe Sinergjisë për vëzhgim të kontrolleve në terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button