Zhernovski: Ja pse nuk vendosen përmendoret e veprimtarëve shqiptarë (DOKUMENT)

Deri kur me këto truqe; do t’i vendosim përmendoret e maqedonasve, ndërsa për përmendoret nga historia e shqiptarëve me marrëveshje do t’i shtyjmë vetëm me qëllim që të krijojmë tensione. Të gjitha u venduan në kohë vetëm këto tre përmendore u prolonguan?!

Është kjo pyetja e kryetarit të Komunës Qendër Andrej Zhernovski, i cili në konferencën e sotme për shtyp sqaroi pozicionin e tij dhe Komunës për procedurën e vendosjes së përmendoreve të veprimtarëve shqiptarë: Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani, raporton Portalb.

“Ta pastrojmë mjegullën rreth përmendoreve të veprimtarëve shqiptarë, që janë marrëveshje rreth VMRO-DPMNE dhe BDI, që duheshe të vendohen nga Komuna Qendër, por njëkohësisht me këto dokumente opinioni të njoftohet me të vërtetën. Për t’i vërtetuar manipulimet dhe të shohin me cilat lojëra politike shërbehen VMRO-DPMNE dhe BDI për të fituar poenë politik. Para se të marr unë udhëheqjen në Komunën Qendër, Komuna ka qenë për larje parash. Nga dokumentet që do t’i shihni Komuna Qendra nuk ka të bëjë me këto përmendore dhe të tjera, por vetëm duhet t’i paguaj paratë që paraprakisht janë bërë nga Ministria e Kulturës. Do të thotë së pari do t’i prezantoj faktet për të treguar kush është përgjegjës në këtë shtet për transport dhe vendosje të këtyre tre përmendoreve dhe e dyta të kuptojmë se në interes të kujt ka qenë që të mos vendosen përmendoret”, nënvizoi Zhernovski.

Komuna Qendër të premten- siç potencoi ai- “bombardua” nga inspektoratet, ishin tre inspektorate të bashkuara në një ekip; nga Ministria e Pushtetit Lokal, nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sipas Zhernovskit kanë ardhur me qëllim që t’i kërkojnë dokumentet që ai sot i prezantoi para opinionit.

“Kjo është Marrëveshja e bërë në mes Komunës Qendër dhe shkritores artistike “Guastini” Itali. Në marrëveshje qëndron se lëndë e marrëveshjes është hedhja në bronz të skulpturës dhe reliefit në monumentet e Nexhat Agollit, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdanit dhe që është me rëndësi, duke përfshirë transport dhe vendosje të përmendoreve”, sqaroi Zhernovski.

“Nga dita e parë më është parashtruar pyetja “ku janë përmendoret e veprimtarëve shqiptar”? Do të thotë që transportin duhet ta mundësoj shkritorja dhe jo Komuna Qendër dhe firma me të cilën është lidhur marrëveshja duhet t’i vendos përmendoret, dhe jo Komuna Qendër. Ndërkaq Qeveria kërkon nga ne që ne ta bëjmë vendosjen e përmendoreve. Kërkoj urgjentisht që Qeveria në seancën e radhës ta tërheq këtë vendim, në të kundërtën do të ngremë procedurë para organeve kompetente” theksoi më tutje ai.

Zhernovski pyet se si është e mundur që 20 përmendore të vendosen, ndërkaq të mbeten vetëm 3 përmendoret e veprimtarëve shqiptarë.

“Në dokument ku qëndron vula e sekretarit të Komunës Qendër shihet se kërkohet vazhdim të afatit për shkrirjen e këtyre përmendoreve, që është përcaktuar për korrik 2012 ndërkaq vazhdohet për shtator të vitit 2013. Çka do të thotë se Komuna Qendër kërkon vazhdimin e afatit, derisa ndërkohë vendoseshin përmendore tjera. Më këtë qartë tregohet se VMRO-DPMNE dhe BDI luajnë me kartën e tyre të preferuar “tensione ndëretnike”. Kërkonin që unë menjëherë të vendosë përmendoret edhe pse vet ato kanë kërkuar që të njëjtat duhet të kryhen në shtator të vitit 2013. Pres prononcim nga të dy partitë që të tregojnë se kur është bërë kjo marrëveshje, pse është bërë … Nëse janë porositur dhe duhet vetëm të vijnë dhe të vendosen nga shkritorja, unë nuk do të marrë pjesë në projektin e tyre që është Komunën Qendër ta shndërrojnë në  lavazh parash. Edhe për këtë edhe për përmendore tjera një ditë dikush do të jap përgjegjësi”, tha Zhernovski.

Kryetari i Komunës Qendër as nuk e ka idenë se ku mund të jenë përmendoret.

“Unë nuk e di ku janë përmendoret Komuna Qendër është vënë vetëm si aktor dytësor në këtë projekt. Qeveria na obligon neve që ta bëjmë transportin, transporti është në llogari të firmës. Përmendoret duhet t’i sjell shkritorja dhe ajo t’i vendos, e jona mbetet- ashtu si janë marrë vesh me kryetarin e mëparshëm, që ne ti paguajmë dhe pagesa do të bëhet, dhe ne këtë nuk e mohojmë, sepse këto para janë të destinuara nga buxheti për këtë punë. Për këtë shkak pyes pse vetëm këto përmendore nuk i kanë vendosur në kohë. Në moment ato kur do të vendosen shkojnë nën kompetenca të Komunës së Shkupit, cka duhet bërë këtu më tepër Komuna Qendër”, përfundoi ai.

12894573_10209185547658464_1970571687_o

12899738_10209185548258479_1756984612_n

12920980_10209185593939621_262269433_n

12899769_10209185548458484_1951873235_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button