Prokurorja speciale Janeva paralajmëron marrjen e 3 lëndëve të reja

“Konfirmojmë se nga 25.03.2016 me vendim kemi marrë kompetenca për rastin e njohur në opinion si “Spiuni” dhe në këtë drejtim nga Gjykata e Apelit Shkup kemi kërkuar që të na dorëzohet kjo lëndë me të gjitha dokumentacionet për shkak të procedurës dhe vendimit tonë të mëtutjeshëm”, tha në konferencën e sotme për shtyp, prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.

Janeva njoftoi se PSP do t’i merr kompetencat edhe për rastin e njohur në opinion si “Magjar Telekom”, lëndën kundër Zoran Verushevskit për veprën penale “Armëmbajtje të paleje” nga neni 396 i Kodit Penal dhe lëndën e formuar nr.55/2016 kundër Goran Verushevskit që gjatë ditës së nesërme deri të Këshilli i Prokurorëve do të paraqesë kërkesë për marrjen e lëndës me të gjitha dokumentet, pasi që, siç tha Janeva, të gjitha këto lëndë janë në kuadër të ligjit për Prokurori Speciale.

Përndryshe, Jsot e ka njoftuar opinionin se ka hapur lëndë të re me emrin “Tortura” që ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

LEXO: Ja si u torturua Lube Boshkovski gjatë arrestimit (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button