Acromax: Vendimi është përfundimtar, sot i është dërguar Florit

Vendimi i gjykatës gjermane është përfundimtar dhe tani më ajo ka hyrë në fuqi, kështu është shprehur kompania “Acromax” e kontaktuar nga Portalb.

Vendimi është marrë në bazë të marreveshjes që e ka pasur Flori me këtë kompani, dhe sipas tyre nuk ka as seanca dhe gjithçka mbaron me këtë vendim.

Te njejtin kompania “Acromax” e kanë dërguar deri te Flori Mumajesi në menyrë notariale dhe dixhitale dhe pas kësaj siç thonë nga “Acromax” , është tërhequr dhe avokati.

Dokumenti me vendimin e gjyqit mundet te aksesohet në këtë link: https://transfer.acromax.de/?u=Nj7K&p=U4gh&path=/Beschluss%20gg.%20Mumajesi%2010%20O%20517-18%20-%2012.12.2013_SQ_DE.pdf

Njëqind mijë euro është shuma të cilën ka detyrë të paguajë këngëtari Flori Mumajesi pas dy deklaratave të gabuara të bëra ndaj kompanisë muzikore “Acromax”./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button