Të enjten skadon afati për kërkesë për legalizimin e ndërtimeve pa leje

­ Afati i prolonguar për parashtrimin e kërkesës për legalizim të ndërtesave pa leje skadon të enjten. Me ndryshimet e fundit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje u mundësua të parashtrojnë kërkesë për legalizim deri më 31 mars në komunat ku është ndërtuar objekti. Kusht është që objekti që është lëndë e legalizimit të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011, raporton MIA.

Për kërkesat e reja është përcaktuar afat për elaborate gjeodete deri në fund të vitit të ardhshëm. Kërkesat për legalizim deri të enjten do të mund të parashtrojnë edhe ndërmarrjet që kanë objekte infrastrukturore,optike, kabllo të bakrit, ujësjellës dhe infrastrukturë tjetër.

Në pajtim me ndryshimet ligjore, deri në fund të vitit është prolonguar afati për elaborate gjeodete për kërkesë për legalizime të parashtruara në vitin 2011. Me këtë, sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, do të kompletohet dokumentacioni dhe komunat do të mund t’i përzgjedhin lëndët. Prolongimi i afatit për elaborate gjeodete për një vit ishte bërë me qëllim që qytetarëve t’i jepet hapësirë që të kenë kohë për elaborate që është dokument kyç në procesin e legalizimit, ndërsa ndërmarrjeve gjeodete që më lehtë ta kryejnë punën pasi me afatin e mëparshëm nuk kishin kohë të mjaftueshëm për t’i përpunuar të gjitha kërkesat. Ende zgjat edhe mundësia për kategoritë e ndjeshme sociale që të marrin elaborate falas.

Siç informoi këtë uikend ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski në analizën e saj që është punuar, deri më tani janë përpunuar 5.300 elaborate falas për qytetarët socialë. Prej fillimit të procesit të legalizimit që filloi në vitin 2011 deri më tani status ligjor morën 147.000 objekte të ndërtuara pa leje. Në afatin e mëparshëm, prej më 2 mars deri më 3 shtator 2011, u parashtruan 360.000 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button