Policia përballet me protestuesit në Bruksel

Policia belge përdori topat e ujit për të shpërndarë një turmë njerëzish të vetëdeklaruar si fashistë në sheshin qendror të Brukselit.

Shumë njerëz ishin mbledhur në sheshin “Place de la Burse” për të bërë homazhe pranë një memoriali të përkohshëm për viktimat e sulmeve terroriste të ditës së martë.

Pikërisht këtë situatë kanë shfrytëzuar qindra aktivistë të të djathtës ekstreme për të shfaqur pikëpamjet e tyre kundër sulmeve, por edhe kundër emigrantëve, një qëndrim i njohur i këtyre grupeve.

Policia belge ndërhyri për të rivendosur rendin në qendrën e Brukselit, i cili ende nuk ka marrë veten nga sulmet terroristë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button