Më shumë se 300 mijë klikime për 24 orë për “BS” (Video)

Kënga më e re e reperëve Ghetto Geasy dhe Onat, “BS”, ka debutuar me sukses në tregun kosovar.

Për vetëm 24 orë prej lansimit, ajo në YouTube ka të llogaritur më shumë se 320 mijë klikime, transmeton Koha.net

Për tekstin e kësaj kënge janë përkujdesur të dy reperët, kurse muzika nga Libeats. Videoklipi është punuar nga Entermedia.

Kënga menjëherë u raportua për një huazim të mundshëm, por prodhuesit e këngës kanë deklaruar se ajo ka vijë melodike të njëjtë me “Keron – Welcome Dans La Grotte”, por se ajo është blerë në formë legale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button