“Kamarieri” e solli porosinë – reklamë

[Recension: Gruevski favorizohet nga njëra nga të përditshme me tirazh më të madh në SHBA]

Dy fakte të pamohueshme e fillojnë dhe e përfundojnë këtë recension. Si e para, fakti se ky tekst është publikuar në faqen “Opinion”, që shihet në këndin e djathtë të epërm të printscreen-it që është publikuar në gazetën ku është transmetuar ky mendim. Si e dyta, faketi se Jason Katz, аutori i këtij mendimi, nuk është i punësuar në “Washington Time”. Jason Katz është drejtor i kompanis për marrëdhënie me publikun “Tool Shed Group”, еkspert për komunikime strategjike dhe këshilltar politik dhe ish-drejtor ekzekutiv ër marrëdhënie me publikun i Komitetit amerikano-hebre.

E gjithë kjo është shkruar në vërejtjen në fund të tekstit, mendimi i Katz-it për situatën politike, publikuar në “Washington Post”.

“Washington Post” nuk e lëshon mundësinë që ta publikojë këtë për shkak se kjo është praktikë e zanokshme me të cilën redaksia e gazetës mbrohet nga që mendimi i dikujt të mos identifikohet si qëndrim i tyre.

Përndryshe, gazetat që kujdesen për standardet dhe etikën profesionale, u kushtojnë kujdes edhe këtyre detajeve: Në rubrikën “Opinion” shumë qartë janë sshënuar gazetarët e “Washington Post”-it dhe të tjerët. Pranë autorëve që i takojnë redaksisë detyrimisht qëndron emri i autorit dhe emri i gazetës, ndërsa te të tjerët qëndron vetëm emri.

Kuptohet, kështu është në vendet normale, ku respektohen dhe ku praktikohen standardet profesionale dhe etike të gazetarisë.

03252016-Vest-PRLinku deri te artikulli origjinal: Gruevski favorizohet nga njëra nga të përditshme me tirazh më të madh në SHBA

Data dhe koha e publikimit: 22.03.2016, 17:35

Data e recensionit: 25.03.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

FOTOGRAFI E RREJSHME

Publikimi i këtij mendimi te ne, aspak nuk i respekton këto standarde. Në asnjë vend nga teksti i transmetuar nuk theksohet se bëhet fjalë për mendim të një njohësie të marrëdhënieve me publikun, e as, se autori nuk është pjesë e “Washington Post”-it.

Kini kujdes! Në tekstin e transmetuar, në intervenimet e redaksisë, nuk përmendet as emri i autorit!

Kjo heshtet me një qëllim të vetëm – të krijohet fotografi e rrejshme se një gazetë amerikane e mbështet dhe e favorizon liderin e partisë në pushtet.

Edhe më tepër. Në rastin konkret shkohet edhe një hap më tutje në falsifikimin e natyrës origjinale të këtij teksti – se është vetëm mendim i një “kamarieri – reklamë” dhe me mbititullin e spinon tekstin në një drejtim absolutisht të paqëndrueshëm. Mbititulli thot:

“Uashingtoni u fut në garën zgjedhore në Maqedoni”

Kjo nuk është në rregull, përkundrazi është veprim tendencioz dhe i anshëm. Për shkak se kur thoni “Uashingtoni”, kjo është një shprehje e zakonshme që duhet të identifikojë se autoritetet e SHBA-ve qëndrojnë prapa këtij qëndrimi. Kjo, në këtë rast, absolutisht nuk është e vërtetë.

Në fund, vetëm mund të thuhet se mund t’i “falet” “kamarierit-reklamë”, për shkak se kjo është puna tij – ta sjellë porosinë. Mirëpo, gjithsesi, nga aspekti i etikës profesionale gazetareske, si dhe nga aspekti i kulturës politike, ky vepri është – i pafalshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button