Dy muaj nuk mjaftojnë për pesë drita, Komuna e Tetovës fajëson ligjin, e banorët komunën

Edhe pse dy muaj më parë, banorët e lagjes studentëve në Tetovë kishin marrë premtime nga komuna për rregullimin e ndriçimit publik, kjo nuk po ndodhë, raporton televizioni 21.

Nexhadi Zulbehari – drejtor i sektorit të urbanizmit në këtë komunë thotë shkaqet e vonesës janë procedurat ligjore, që duhet të respektohen për furnizimet publike.

“Do të kisha theksuar këtu se ligji për furnizime publike si dhe shumë ligje tjera neve në nivelin e qeverisjes lokale bëjnë pengesa të ndryshme në shpejtimin e krejt procedurës. Për shembull këtu kemi procedura të tej zgjatura të cilat ne duhet patjetër ti respektojmë, në anën tjerët pakënaqësia tek qytetarët është evidente dhe unë i kuptoj plotësisht ata, megjithatë po t’i respektojmë të gjithat procedura do të duhet patjetër të presim”, u shpreh Nexhadi Zulbehari, Shef i Urbanizimit.

Sipas të dhënave më të reja, është nënshkruar marrëveshja me kompaninë “BOSS”, dhe me së voni për 10 ditë pritet që të fillohet me punë në terren.

Banorët thonë se shqetësimi i tyre gjatë natës është për fëmijët e tyre që kthehen nga shkolla. Edhe studentët e vendeve të tjera që banojnë në këtë lagje shfaqin ankesa se e kanë problem të lëvizin gjatë orëve të natës.

“Para dy muajsh u premtuar por nuk është ndërmarrë asgjë për momentin e shihni vet se nuk ka drita këtu, fëmijët i dërgojmë në shkollë, çdo prind si obligim e ka ta dërgoje fëmijën e vet, prej shkollës nuk mund të vjen vet sepse nuk ka drita”, tha Lrimi Bajrami, qytetar.

“Ka premtuar prej moti komuna se do t’i rregulloj dritat po nuk ka rregulluar asgjë fare. Është probleme e fëmijët shkojnë në shkollë, duhet ne t’i dërgojmë në shkollë dhe t’i marrim sepse terr e natë, nuk ka drita”, tha Mensur Arifi, qytetar.

Lagja e studentëve është një nga më të frekuentuarat pasi që aty janë Universiteti Shtetëror i Tetovës, shkolla fillore e lagjes, xhamia dhe shumë objekte afariste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button