Incidentet në autobusë: Linja për Haraçinë dhe Hasanbeg ‘zonat’ më në rrezik

Vetëm gjashtë muajt e parë të vitit janë sulmuar 9 shoferë të autobusëve, ndërsa janë regjistruar 15 incidente në to.

Autobusi për Haraçinë dhe Hasanbeg, konsiderohen si ‘zonat’ më të rrezikshme, konsideron kështu Misho Nikollov, drejtor i NTQ ‘Autobusët e Shkupit’.

‘Linja 65 kah fshati Stajkovc, dhe linja 55 drejtë Haraçinës konsiderohen si linja më të rrezikshme, për shkak të historikut dhe dhunës së shkaktuar në to. Në gjashtë muajt e parë të vitit janë regjistruar 9 sulme drejtë shoferëve dhe 15 incidente, më së shpeshti rraje mes nxënësve, që paraqet përkeqësim të gjendjes së një vit më parë ku kishin ndodhur 8 sulme ndaj shoferëve dhe 12 inicidentë në autbusë, megjithëkëtë, nuk kemi të dhëna të sakta mbi inicidentet që kanë ndodhur në tre muajt e fundit’ tha Nikollov.

Ndryshe, dje ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe kryetarja e komunës Kisella Vodë, Biljana Beliçanec Aleksiq sot e promovuan pilot projektin “Parandalimi i shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike në autobusët e transportit urban”.

Prilot-projekti në fazën fillestare do të zbatohet në katër komuna -Kisella Vodë, Sopishtë, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë, ndërsa do të fokusohet më të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Puna parandaluese me popullatën e mitur, theksoi minsitrja Jankullovska, është në vetë kulmin e prioriteteve të MPB-së./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button