Fati Vejseli kampion dhe mundës më i mirë i huaj në “Dinko Petrov”

Klubi i mundjes Liria, edhe këtë fundjave e kalon me sukses të madh, por tani ndryshim është se suksesi vjen nga arena ndërkombëtare, pasi nga turneu prestigjioz për kadet “Dinko Petrov”, që u mbajt në Stara Zagora të Bullgarisë, kthehet me dy medalje, një të arte dhe një të argjendtë dhe me çmimin e mundësit më të mirë të huaj.

Nen urdhrat e trajnerit Sufijan Ismaili, në Bullgari udhëtuan tre mundës të rinj, me ç’rast dy prej tyre ishin finalistë, ndërsa prej tyre Fati Vejseli, u shpall kampion. Në kategorinë deri në 50kg, Vejseli arriti të kaloj të gjithë kundërshtarët e tij, e në finale pasi paraprakisht mundi dy garues vendas, ishte më i suksesshëm se përfaqësuesi grek.

Nga ana tjetër, në këtë turnir të fuqishëm, paraqitje për çdo lëvdatë kishte edhe Minir Rexhepi, që arriti të fitoj medalje të argjendtë. Rexhepi, në luftërat kualifikuese të kategorisë deri në 54kg, arriti të mposhtë tre kundërshtar (dy bullgar dhe një ukrainas), që në finalen e kësaj kategorie, të mposhtet nga një përfaqësues tjetër vendas.

Pos kësaj, mundësi i shqiptar, Fati Vejseli, nga ana e organizatorit u shpall mundësi më i mirë i huaj i turneut, një tjetër çmim që flet për arritjen e madhe dhe paraqitjet e shkëlqyeshme të Vejselit në këtë turne.

Marr në përgjithësi, është kjo një arritje tjetër e klubit të mundjes Liria, e që meriton lëvdata, pasi turneu “Dinko Petrov” është mjaft prestigjioz, ku sivjet garuan mbi 150 mundës nga disa shtete. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button