Vëllazërimit për dy minuta i iku fitorja (FOTO+Tabela)

Skuadra e Vëllazërimit e ka lëshuar nga dora fitoren për vetëm dy minuta lojë, me çka do të ishte e para në tabelë. Të përzgjedhurit e trajnerit Xhengis Rexhepi menxhuan për mrekulli ndeshjen duke qenë të kujdesshëm në mbrojtje, ndërsa sulmet e tyre ishin të njëpasnjëshme, por duke konkretizuar vetëm një prej tyre në minutën e 64-të, kur shënoi Mirlind Ibraimi.

Kur të gjithë ishin bërë gati për të festuar edhe një fitore dhe ngjitjen në pozitën e parë, Igor Kleçkarovski u përkujdes që të prish këtë festë, pasi në minutën e 88-të shënoi golin e barazimit, me çka ekipit të tij i shton shanset për tu larguar nga zona e rrezikut, ndërsa Vëllazërimin e len në pozitën e tretë.

Nuk e kishte aspak lehtë ekipi i Gostivarit që ishte mysafire në lagjen “Avtokomandë”, ku luajti kundër ekipit të papërshtatshëm të “Skopjes”. Edhe pse fillimi i ndeshjes u takoi me iniciativë më të madhe Gostivarit, “Skopje” shënoi gol pasi portieri Ilçe Petrovski nuk arriti të ndalë një goditje të fortë të Furkan Aliit, e që në gol e ktheu Mario Desniq.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njejtë, ku u shënua edhe një gol nga vendasit, Millorad Smokovski në minutën e 53-të shënoi për të vulosur rezultatin përfundimtarë “Skopje” – Gostivari 2:0.

Skuadra e trajnerit Mensur Jakupi vazhdon të jetë në pozitën e parafundit dhe tani ka bërë edhe një hap prapa në sigurimin e egzistencës, që shihet se nga java në javë do të jetë mision shumë i vështirë. / Portalb /

Tabela - Liga e Dytë
Tabela – Liga e Dytë

Rezultatet Xhiro 19-të

Vëllazërimi – Pelisteri 1:1

Skopje – Gostivari 2:0

Teteksi – Euromilk 0:0

Ljubanci – Koxhuf (27.03.2016 16:00)

Makedonija Gj.P – Pobeda (28.03.2016 16:00)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button