Reagime: Anglishten le ta mësojnë ministrat, pastaj taksistët!

Taksi vozitësit të brengosur nga paralajmërimet për ta mësuar domosdoshmërisht gjuhën angleze. Sipas ndryshimeve të cilat pritet të ndodhin në Ligjin për Transportin Rrugor, të gjithë taksistët brenda një periudhe trevjeçare duhet ta mësojnë gjuhën angleze. 

‘Shumica e taksistëve jemi pa shkollë të mesme, e ku më fakultet. Nga pa mundësia për të mbaruar shkollë dhe për tu futur në punë shteti jemi bërë taksi vozitës. Le ta mësojnë ata anglishten së pari, pastaj na vjen rendi neve’ tha B.S. taksist i revoltuar.

‘Kërkojmë urgjentisht të largohet ai propozim, ne nuk kemi kohë të merremi me mësimin e gjuhës angleze, jo që nuk është mirë të dish një gjuhë por ne nuk jemi ministra, jemi thjeshtë qytetarë me standarde të ulëta që mezi sigurojmë kafshatën e bukës. Të kishim sukses në shkollë, do të ishim ndoshta diçka tjetër’ tha Aliu, taksist.

Portalb bëri një hulumtim të të dhënave në ueb faqen e Qeverisë për të parë se cilët janë ministrat që flasin gjuhën angleze.

Mesa duket shumë pak prej tyre e dinë anglishten, pasi pjesa më e madhe në këndin për gjuhët në letërnjoftimin e tyre, nuk kanë cekur gjuhët.

Zoran Stavrevski( Zëvendës kryeministër)- Shkruan se anglishten e din shkëlqyeshëm.

Musa Xhaferi (Zëvendëskryeministër) Nuk e njeh gjuhën angleze. Ai din vetëm maqedonisht, gjermanisht, frëngjisht.

Vlladimir Peshevski, Zv.kryetar i Qeverisë, nuk ka të dhëna mbi gjuhët që njeh.

Fatmir Besimi, Zëvendës kryeministër i obliguar për antarsim në BE – E flet shkëlqyeshëm anglishten.


Nikolla Popovski, Ministër i punëve të jashtme, e flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze.


Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes, njeh gjuhën maqedonase, serbo-kroatishten dhe gjuhën angleze.


Gordana Jankullovska, Ministre për Punë të Brendshme, flet anglisht dhe njeh mire gjuhën shqipe.


Blerim Bexheti, Ministër për Drejtësi, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.


Mile Janakievski, Ministër për Transport dhe Lidhje, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.


Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë, flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze.


Lupço Dimovski, Ministër për Bujqësi, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.


Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë, flet shkëlqyeshëm anglishten.


Ivo Ivanovski, Ministër për Administratë, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.


Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.

Tahir Hani, ministër për Vetqeversije lokale, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.

Elizabeta Kançevska, Ministre e Kulturës, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.


Dime Spasov, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.


Abdylaqim Ademi, Ministër i Ekologjisë, nuk ka të dhëna mbi njohjen e gjuhëve.


Më saktë deri me 1 janar të vitit 2017 secili taksistët patjetër duhet ta mësojë gjuhën angleze, përndryshe nuk do të pajiset me licencë, kurse deri në vitin 2019 njohuritë e anglishtes se tyre duhet të perfeksionohet akoma më shumë. 

Mësimi i gjuhës angleze do të realizohet me harxhimet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve si dhe komunave. 

Ndryshim plotësimin e ligjit në fjalë kohë me parë e ka prezantuar vetë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button