Itali, operacioni anti-drogë, arrestohen katër shqiptarë

Gjatë një operacioni të policisë së Martellago në Itali ranë në pranga katër shtetas shqiptarë dhe dy itlaianë. Operacioni anti-drogë i koduar “Koka Parti” solli shkatërrimin e një bande italo- shqiptare të shpërndarjes së drogës

Banda italo-shqiptare që shpërndante lëndë narkotike, heroinë, kokainë dhe droga më të lehta në lokalet e natës u shkatërrua gjatë operacionit të koduar “Koka-Parti”.

Fillimisht ra në pranga shtetasi italian italianit, Flavio Petenò, i cili është një person i njohur për drejtësinë italiane, pasi është me precedent penal. Nga përgjimet telefonike nga shtatori 2014 u zbuluan edhe shqiptarët e përfshirë mes tyre Jetmir Retina dhe 3 të tjerë.

Policia italiane sekuestroi 73 gram kokainë, heroinë, pajisjet e presimit dhe përgatitjes së lëndës narkotike dhe 10 mijë euro, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbulimin e plotë të rrjetit dhe funksionimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button