OJQ-të: Izairi të tregojë kush pengon mbylljen e Jugohromit

Organizatat Joqeveritare në Tetovë reagojnë ndaj deklaratës së ministrit të Ekologjisë Nurhan Izairi i cili ditë më parë fajësoi kolegët e tij ministra për mosmbylljen e ndotësit të ajrit “Jugohromin”. Nga OJQ “Nëna dhe Fëmija”, kërkuan nga Izairi t’i publikojë emrat e ministrave që e pengojnë mbylljen e “Jugohromit,” njofton Alsat M.

Përfaqësues të Organizatës “Eco Guerilla”, akuzuan ministrat shqiptarë se nuk janë të fuqishëm në ekzekutiv për t’i zgjidhur problemet e banorëve të Pollogut.

Ditë më parë ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi, akuzoi kolegët e tij ministra se pengojnë mbylljen e “Jugohromit”.

Pas dy muajve pauze, Jugohormi më 1 mars përsëri ndezi furrat dhe filloi me punë. Vendimin për rinisjen e punës e kundërshtoi ministri i Ekologjisë Izairi dhe gjitha Organizatat joqeveritare për ruajtjen e ambientit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button