Afganistan, në sulmet ajrore vriten 30 talebanë

Të paktën 30 talebanë u vranë në dy sulme ajrore nga fluturaket amerikane pa pilot në rajonin Helmand në jug të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulme u plagosën edhe shtatë talebanë. Zëdhënësi i ushtrisë afgane në Helmand, Muhammed Rasul Zazai tha se fluturaket amerikane pa pilot të premten, në orët e pasdites ndërmorrën dy sulme ajrore ndaj pozicioneve të talebanëve në rajonin Marxhe dhe Helmand.

Sipas tij, në sulmin e parë ajror u vranë 20 talebanëve, dhe në tjetrin dhjetë. Forcat afgane nisën sulme në koordinim me forcat amerikane dhe nuk pati viktima civile.

Një nga zëdhënësit e talebanëve Kari Jusuf Ahmedi ka thënë se në këto sulme ajrore talebanët nuk pësuan asnjë dëm dhe se të gjitha viktimat ishin civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button