Ademi në Turqi: Reformat në arsim u përgjigjen nevojave të tregut të punës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi merr pjesë në Samitin Global për Arsim i cili mbahet më 26 dhe 27 mars në Stamboll. Në fjalimin e tij ministri i Arsimit dhe Shkencës nga Maqedonia theksoi se është i domosdoshëm që arsimi vazhdimisht të modernizohet dhe të reformohet.

“Sot, ndoshta më shpejt se asnjëherë, është e nevojshme të futen  inovacione  në arsim. Që të jemi në hap me zhvillimin e mendimit shkencor, ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës dhe si Qeveri e Republikës së Maqedonisë, vazhdimisht punojmë në modernizimin e arsimit edhe atë në të gjitha fushat, në arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë. Reformat e futura  në sistemin arsimor në vendin tonë u përgjigjen nevojave të tregut të punës, sepse sikur se çdo vend  edhe ne kemi nevojë për arsim dhe kuadër profesional”  theksoi Ademi .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button