Brukseli do ta vërtetojë se a janë keqpërdorur paratë nga IPA fondet në Maqedoni

Dëshmitarë të përgatitur që të dëshmojnë në Bruksel tregojnë se 40% e parave nga IPA fondet janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme dhe nëse është ashtu, të njëjtat do të duhet të kthehen në kesh, ka thënë ndërmjetësuesi belg në bisedimet për çështjen e medieve në Marrëveshjen e Përzhinos, Piter Vanhojte, transmeton Portalb.

IPA fondet janë paratë që Bashkimi Evropian i ndanë për evropianizimin e vendeve-kandidate për anëtarësim dhe ata tërhiqen nëpërmjet projekteve të programuara për infrastrukturë, punësim, përforcim të kapaciteteve, mbështetje të pakicës dhe të ngjashme.

“Në pikëpyetje është për korrupsion shumë të madh dhe mund të them se informatorët e informatave janë të gatshëm që të vijnë në Bruksel dhe të dëshmojnë për keqpërdorimin e fondeve evropiane. Nuk do të heqim dorë. Kemi informatorë dhe do të veprojmë”, tha Van Hojte.

Informatorët janë persona që e tregojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e financave publike dhe janë të mbrojtur me ligj në vendet e Bashkimit Evropian. Tani për tani nuk ka reagim nga Sekretariati për Çështje Evropiane, rreth dyshimeve se thuajse gjysma e fondeve evropiane janë harxhuar në mënyrë të paligjshme. Sektori civil në vitet e kaluara shpesh ka vërejtur harxhim të ulët të parave evropiane për qëllime afatgjate strategjike, transmeton Portalb.

“Hetimi nuk është i rëndësishëm vetëm për shtetin, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi të drejtë ta dimë që ku dhe si janë harxhuar paratë e këtij shteti. Janë të qarta rastet e larjes së parave dhe korrupsionit”, tha Vanhojte.

Njoftimi i fundit nga Sekretariati për Çështje Evropiane ka qenë se për tërheqjen e parave nga komponenti i dytë i IPA-s, duhet të kemi qasje më aktive. Nga komponenti i parë në periudhën prej 2007 deri më 2013, sipas Sekretariatit për Çështje Evropiane, vendit i kanë qenë në dispozicion 614 milionë euro. Kanë qenë të nënshkruara marrëveshje financiare nga 564 milionë euro, ndërkaq kontratat e nënshkruara kanë qenë në vlerë prej 210 milionë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button