The Independent botohet për herë të fundit

Një nga gazetat kryesore të Britanisë së Madhe, The Independent, u botua sor për herë të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta e cila u botua për herë të fundit sot në print që nga dita e nesërme do të jetë për lexuesit vetëm në internet.

Në numrin e saj të fundit gazeta e cila shpërndau si dhuratë edhe katër shtesa të tjera, si shkrim kryesorë të saj kishte: ”Për 30 vite me radhë luftuam kundër hipokrizisë, injorancën, despotizmin dhe varfërinë. Nëse i jepni rëndësi asaj që bëjmë vazhdoni të na ndiqni online”.

Në numrin e saj të fundit në gazetë ka edhe një shkrim të Kryeministrit britanik, David Cameron, i cili thotë: ”Është trishtim për median britanike të shohësh printimin e fundit të gaztës The Independent. Kjo gazetë për 30 vite me radhë ka matur pulsin e ngjarjeve me kujdes dhe zgjuarsi. Mbase nuk kemi qenë gjithmonë në të njëjtin mendim, por The Independent ka luajtur një rol të rëndësishëm në zemrën e lirisë së medias”.

Dhënia fund e nxjerrjes së prinit të kësaj gazete ishte deklaruar më parë nga ESI Media. Në deklaratën e tyre ata kishin paralajmëruar që The Independent nuk do të dalë më në versionin print pas muajit mars.

Gazeta, tirazhi i secilës ra deri në 40 mijë kopje u printua për herë të fundit sot.

The Independente cila ishte vazhdimisht ishte në humbje u ble nga miliarderi rus, Alexander Lebedev në 2010-ën me një vlerë simbolike prej 1 sterline. Lebedev i cili është një ish agjent i KGB-së drejtimin e kësaj gazete ia kishte besuar Evgeny-it i cili është shtetas anglez.

Gazeta e cila në të shkuarën e saj ka arritur deri në 400 mijë kopje u bë kështu gazeta e parë që lë printin për të vazhduar jetën e saj mediatike në formatin, internet.

Ajo e filloi aktivitetin e saj në vitin 1986 dhe ka pasur në gjirin e saj edhe gazetarë të njohur si Andrew Marr dhe Robert Fisk.

The Independentme një lexues kryesisht me ideologji të majtë tërhoqi vëmendjen e saj në vitin 2003 me daljet kundër ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë së madhe në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button