Kupa e Pavarësisë i takoi Prishtinës

Prishtina është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia”. Klubi i kryeqytetit të Kosovës arriti të mundë në finalen e Vlorës, Flamurtarin me rezultatin 8-7 nga pika e bardhë. Skuadra kosovare që vjet ishte mundur në finale nga Shkëndija e Tetovës po nga pika e bardhë këtë herë arriti të ngrejë lart trofeun për herë të parë, pas sukseseve të mëparshme të Flamurtarit, Renovës, Hysit dhe Shkëndijës. 

Gjithsesi gara u zhvillua jo pa probleme, pasojë e mungesës së organizimit, pasi tapeti i ri i stadiumit Flamurtari ishte i mbuluar nga uji si pasojë e mungesës së sistemit të kullimit të fushës, dhe dy takimet gjysmëfinale u luajtën në qendrën stërvitore të kuqezinjve, në Pyllin e Sodës.
Skuadra vlonjate fitoi 2:0 ndaj ekipit nga Ulqini të Otrantos, ndërsa Prishtina mundi pas goditjes nga pika e bardhë Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 4:2. Në finale ndërkohë të dyja skuadrat u prezantuan duke kënduar dhe himnin kombëtar përpara fillimit të sfidës.

 
Sa i përket ndeshjes, të dyja ekipet u përpoqën të arrini te goli, sidomos Flamurtari që pati më shumë iniciativën por nuk ja doli dot mbanë të gjente rrjetën. Për pasojë ashtu si vitin e kaluar gjithçka u vendos nga pika e bardhë, ku fitoi me rezultati 8:7, ku spikati gabimi i dyfishtë i Bishës për Prishtinën, pasi në rastin e parë priti Hysi por gjyqtari e ktheu për lëvizje të portierit ndërsa herën e dytë, goditi jashtë ndërsa për Flamurtarin Bregu provoi një lugë por goditja e tij u prit nga Mushica. 
Gjithsesi pas ekzekutimit të 18 penalltive, ishte Thaçi që shënoi për Prishtinën duke i dhënë trofeun klubit kosovar, për herë të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button