Fëmijët e Lirisë, margaritarë të vërtetë të mundjes

Gjate ditës së sotme, në qytetin e Radovishit, janë mbajtur garat shkollore të mundjes, të cilat ngjashëm si të gjitha garat e deritanishme që u fituan sivjet në grupmoshat e mëdha, u dominuan përsëri nga mundësit e klubit Liria.

Në fund të garave, të cilat kaluan në shenjë të shkupjanëve, në piedestal u ngjitën gjithsej 12 garues të KM Liria, me ç`rast pesë garues ishin të parët, tre të dytët dhe katër të tretët. Duhet cekur edhe faktin që nga gjithsej 10 kategori, aq sa u zhvilluan sot ne Radovish, gjysma e tyre i takuan mundësve të KM Liria.

Kampion shkollor të Maqedonisë në konkurrencën e tyre u shpallen: Zulqufli Asani (32 kg), Besir Alili (35 kg), Ertan Xhaferi (47 kg), Adem Asani (59 kg) dhe Sakip Memedi (66 kg).

Në vendin e dytë nga klubi ynë, sot ne Radovish ishin: Muhamed Feruku (38 kg), Valon Bajrami (42 kg) si dhe Ridvan Alimi (85 kg).

Ndërkohe, me medalje të bronztë në garat e sotme u kurorëzuan: Samir Kurtishi (35 kg), Omer Feruku (38 kg), Samet Aliu (47 kg) dhe Agon Selimi (47 kg).

Në fund të kësaj dite të begatë për klubin e mundjes Liria, nga kryesia e klubit, kanë falënderuar të gjithë ata të cilët vazhdimisht janë duke besuar tek ky klub, duke u ndihmuar në mënyrë të pa rezervë, duke filluar prej Komunës Çair dhe kryetarit të saj Izet Mexhiti, e deri tek të gjithë afaristët e ndryshëm. Fitoret tona, janë fitoret e juaja, janë fitore të përbashkëta të të gjithëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button