E konfirmon agjenti, Hysajn po e kërkojnë këto dy skuadra të njohura

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giufreddi konfirmon zërat që kanë dalë së fundmi në media, se për mbrojtësin shqiptar interesohen disa klube të mëdha europiane. Paraqitjet e shkëlqyera të 22-vjecarit nga Shkodra me fanellën e Napolit në këtë sezon, nuk kanë mbetur pa rënë në sy, me Atleticon e Madridit e Bayer Leverkusen që i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës për të marrë shërbimet e Hysajt. Gjithsesi është e vështirë të mendosh që ish lojtari i Empolit mund të largohet nga skuadra e kaltër pas vetëm një sezoni, kjo për vetë faktin se drejtuesit e Napolit dhe trajneri Sarri besojnë shumë te aftësitë e talentit shqipëtar.

Në një intervistë për “Radio Crc”, agjenti i lojtari Mario Giuffredi, theksoi se është e vërtetë që ai ka marrë dy oferta nga dy klube jashtë Italisë për Hysajn, por nga ana tjetër shtoi se është gjithashtu në kontakte me Napolin për rinovimin e kontratës së futbollistit. Hysaj u transferua nga Empoli te klubi jugor në verën e vitit të kaluar për shumën e 5 milionë Euro-ve, ndërkohë që tashmë kartoni i tij vlen rreht 20 milionë Euro, shifër të cilën drejtuesit e Atleticos së Madridit janë të gatshëm të paguajnë për të bërë tyrin një lojtar si 22-vjecari nga Shkodra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button