A ka BDI plan konkret për sistematizimin e administratës publike? Përgjigjet Jahiu

Sistematizimi i administratës publike me ligjin e ri që ka filluar të implementohet në shkurt të vitit 2015 i obligon të gjitha institucionet të sektorit publik që të fillojnë me përgatitjet e sistematizimeve e reja të vendeve të punës në administratë. Kështu është përgjigjur Jahi Jahiu, sekretar shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe administratë në pyetjen gazetareske se a do të keni ndonjë plan konkret për sistematizimin e administratës publike, raporton Portalb.

Sipas tij, ky proces është i vazhdueshëm. “Kemi një numër të madh të institucioneve që kanë mbaruar punën, kemi dhënë pëlqim nga ana jonë, vazhdohet edhe me institucionet tjera. Nëpërmes inspektoratit administrativ kemi dërguar informim deri te ata, se cilat do të jenë pasojat nëse kjo procedurë vazhdon të vonohet”, tha Jahiu.

Këto komente Jahiu i ka bërë para debatit të Bashkimit Demokratik për Integrim ku u trajtuan temat: Drejtësia dhe sundim i ligjit, Rendi dhe siguria, si dhe Administrata publike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button