Projekt për parandalimin e rrahjeve në autobusët e transportit urban

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe kryetarja e komunës Kisella Vodë, Biljana Beliçanec Aleksiq sot e promovuan pilot projektin “Parandalimi i shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike në autobusët e transportit urban”.

Prilot-projekti në fazën fillestare do të zbatohet në katër komuna -Kisella Vodë, Sopishtë, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë, ndërsa do të fokusohet më të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Puna parandaluese me popullatën e mitur, theksoi minsitrja Jankullovska, është në vetë kulmin e prioriteteve të MPB-së.

“MPB në veprimin e vet parandalues çdoherë është udhëhequr edhe nga problemet dhe gjendjet aktuale, por nuk e ka lënë anash edhe angazhimin e planifikuar, të vazhdueshëm dhe të përditshmë në shërbimet policore”, tha Jankullovska, duke përkujtuar segjatë dy-tre viteve të fundit MPB individualisht apo në bashkëpunim me institucione të tjera ka pasur një sërë projektesh konkrete. Ajo informoi se deri më tani lidhur me sjelljen e dhunshme deri më tani janë paraqitur 207 të mitur, prej të cilëve 35 ndiqen penalisht, përderisa 172 moshatarë të tyre kanë marrë paraqitje kundërvajtëse.

Sipas kryetares së komunës Beliçanec-Aleksiq, raporti i partneritetit ndërmjet policisë dhe vetëqeverisjes lokale është çelësi i suksesit për zbulim të hershëm dhe parandalim përkatësisht shkatërrim të krimit dhe dhunës nëpër rrugë.

Mishko Nikollov, drejtor i Ndërmarrjes publike të komunikacionit – Shkup, informon se për gjashtë muajt e parë të këtij viti, pa incidentet e fundit, janë regjistruar 9 sulme ndaj vozitësve dhe 15 incidente, më shpesh rrahje ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme. Kjo, nënvizoi, paraqet përkeqësim në raport me vitin e kaluar, kur janë evidentuar tetë sulme ndaj vozitësve dhe 12 rrahje ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme.

Ai informoi se NPK – SHkup për 50 autobusë furnizon xhirues për kamera, e sipas të gjitha gjasave, nga fillimi i vitit të ardhshëm tashmë do të instalohen, me çka do t’i ndihmohet MPB-së për t’i identifikuar personat e dhunshëm.

Plotësisht, theksoi Nikollov, janë punësuar katër kontrollues, të cilët prej 1 shtatorit punojnë në linjat 65 dhe 55, si linja më të rrezikshme. Detyra e tyre është t’i parandalojnë incidentet. Drejtori i NPK – Shkup paralajmëroi edhe punësim të 4 deri 6 kontrolluesve të rinj, të cilët do të angazhohen në linjat më të rrezikshme, mes të cilave ato nga komuna Sopishtë, afër shkollave kimike dhe asaj për PTT.

Lajme të ngjashme

Back to top button