Tetovë, USAID dhe LCIF përmirësojnë kushtet arsimore për fëmijët me pengesa në shikim

Sot, Projekti i USAID dhe LCIF (Fondacioni ndërkombëtar të klubeve Lions) për fëmijët me pengesa në shikim, i implemetuar nga Universiteti i Evropës Juglindore shënoi hapjen e qendrës së re burimore për shikim në Tetovë.

Kjo është një ndër pesë qendrat burimore në Maqedoni, të cilat do të ju mundësojnë fëmijëve me pengesa në shikim kushte moderne si dhe burime dhe ndihmë direkte për arsimimin e tyre dhe një mundësi për edukim të vazhdueshëm

Krahas kësaj qendre në Tetovë, projekti ka krijuar qendra të këtilla burimore në Shkup, Veles, Manastir dhe Shtip. Këto qendra do të mundësojnë kushte më të mira, burime dhe përkrahje direkte për fëmijët me pengesa në shikim me qëllim të përmirësimit të leximit dhe mundësive arsimuese. Të gjitha qendrat burimore janë plotësisht të pajisura me teknologjinë më të avancuar që është e nevojshme për procesin arsimor të fëmijëve me pengesa në shikim. Disa prej këtyre pajisjeve janë tabelat interaktive, përmes të cilave fëmijët me shikim të dobët mund të shkruajnë, lexojnë, vizatojnë apo shohin video dhe prezantime;  shtypësit Braille të cilët përkthejnë tekstin e shkruar nga më se 130 gjuhë, përfshirë këtu gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke dhe e shtypin të njëjtën në Braille;  shtypësit termik, që tekstin apo vizatimet e bëra me laps dhe letër të posaçme shtypin fotografi relievike në mënyrë që gishtat në vend të syve të mund ta lexojnë të njëjtën; kompjuterë me softuer për konvertim në Braille, si dhe materiale tjera arsimore.

Një nga resurset më të rëndësishme që kanë këto qendra janë edukatorët special, të cilët do të ofrojnë orë mësimore nga 10 në javë për fëmijët, duke përdorur qasje individuale dhe të bazuar në nevojat e nxënësit. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për fëmijët që kanë pengesa të kombinuara. Edhe pse momentalisht çdo qendër burimore operon me grupe nga 5-10 nxënës, stafi i projektit pret që numrat të rriten me njohjen e popullatës më të gjerë me qendrat dhe shërbimet që ofrohen aty.

Projekti ka përgatitur dhe shtypur rreth dyzet tekste shkollore në Braille dhe shpreson që të shtypë të gjithë tekstet shkollore për arsim fillor nga klasa 1-9 në Braille për gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke.

Një ekip prej 15 oftalmologëve njëherësh realizon skriningje pa pagesë për fëmijët e moshës parashkollore (3-6 vjeç) nëpër çerdhe në Shkup, Shtip, Ohër, Veles dhe Tetovë. Me përdorimin e pajisjeve speciale mobile mjekësore këto skriningje mund të bëhen në vende rurale dhe të vogla në Maqedoni. Të gjithë të dhënat regjistrohen në sistem elektronik që u zhvillua nga UEJL, ku oftalmologët, institucionet shëndetësore dhe spitalet do të kenë qasje dhe do të mund të gjenerojnë raporte statistikore, etj. Klubet Lions nga qytete të ndryshme po ndihmojnë në këto kampanja skriningjesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button