U mbajt ‘Marshi i 101 vjetorit të pavarësisë’

Rreth 500 persona, kryesisht nxënës të shkollave të mesme të Shkupit, kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit për të shënuar 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Marshi i mantilave të bardhë u nis prej qendrës së qytetit drejtë Sheshit Skenderbeu, ku u takua me Marshin që nisi nga Parku i Çairit. Gjithçka ka shkuar mbarë, marshuam bashkë me kordonin e policisë ashtu siç ligjërisht i kishim informuar paraprakisht’ tha Kemal Abdi, organizator.

Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë 28 nëntorin, Ditën e ngritjes së Flamurit shqiptarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button