​OKB: Marrëveshja e BE-së me Turqinë ka të meta ligjore

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Rad Al Hussein ka shprehur shqetësim për marrëveshjen e BE-së me Turqinë për të ngadalësuar ardhjen e emigrantëve në Evropë, duke thënë se marrëveshja ka të meta ligjore dhe kontradiktat që mund të kenë pasoja globale, njofton TV21.

Këtë shqetësim të thellë e shpreh për, siç ka thënë ai, “ndalimin arbitrar të refugjatëve dhe emigrantëve.”

Sipas marrëveshjes, e cila hyri në fuqi të dielën, të gjithë emigrantët që zbarkojnë në ishujt grekë kthehen në Turqi, edhe pse marrëveshja bën thirrje që çdo rast të shqyrtohet individualisht.

“Qëllimi i deklaruar që të kthehen të gjithë refugjatët dhe emigrantët është në konflikt me garancinë për vlerësimin individual”, ka thënë Zeid.

Ai ka thënë se vlerësimet individuale duhet të garantojnë që të gjithë personat nuk do të kthehen, përndryshe ky do të jetë dëbim kolektiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button