“Më lavdëro gojë, se të shqyeva”

[Recension:  BDI bëri presion për lirimin e Gafurit- jo rastësisht familja Dugolli darkon me funksionarët e lartë të BDI-së]

Në vrullin e krizës politike dhe fushatës së hershme joformale parazgjedhore, disa prej mediave taktizojnë, duke sulmuar apo ngritur ndonjë parti politike, varësisht nga afërsia me interesat e redaksisë. Ndodh që kjo të bëhet në mënyrë indirekte ose ‘diskrete’, por shpeshherë as nuk tentohet që të fshihet afërsia ndaj ndonjë subjekti politik. I tillë është rasti edhe me këtë tekst. Idealizohet, thjeshtë hiperbolizohet një parti politike, e cila është zotuar se do të mbrojë të drejtat e etnitetit që e përfaqëson.

BDI bëri presion për lirimin e Gafurit jo rastësisht familja Dugolli darkon me funksionarët e lartë të BDI së AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal: BDI bëri presion për lirimin e Gafurit- jo rastësisht familja Dugolli darkon me funksionarët e lartë të BDI-së

Data dhe koha e publikimit: 19.03.2016

Data e recensionit: 23.03.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti bën avokaturë të partisë shqiptare në pushtet BDI, e cila sipas asaj që është shkruar, vetëm me një fotografi të darkës mund të dëshmojë se ka bërë presion për lirimin e Gafur Dugollit, shefin e protokollit të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, dhe ish pjesëtar i UÇK-së që ishte mbajtur në paraburgim për 9 ditë nën dyshime për krime lufte në territorin e Kosovës. Fletë-arrestin e Interpolit të lëshuar prej Serbisë e kishte ekzekutuar policia e Maqedonisë, në momentin që Dugolli kishte ardhur në Maqedoni për të marrë vizë.

“Sipas njohësve të mirë të çështjeve ligjore dhe të drejtësisë, në këtë vendim presion i lartë do të duhet të bëhet nga Ministria e Drejtësisë për ta sjellë atë. Prandaj edhe jo rastësisht gjatë darkës pas lirimit të Gafurit, familja Dugolli dhe Ambasadori i Kosovës kanë drekuar pikërisht me funksionarët e lartë të BDI”

Ky ‘sugjerim’ jepet në përmbajtje edhe krahas deklaratës së transmetuar më poshtë në tekst nga vetë Dugolli , i cili për lirimin e tij falënderoi të gjitha subjektet politike shqiptare në Maqedoni, edhe ato në pozitë edhe ato në opozitë, me çka faktikisht përgënjeshtrohet konstatimi që na sugjerohet. Ku është këtu rëndësia e veçantë e BDI-së? Cila është nevoja që doemos të përmendet partia si hero? Ku është logjika që të arrestohet një ish-pjesëtar i UÇK-së, pasi që Kosova është shpallur shtet i pavarur me gjyqësi të saj speciale për krime të luftës, vallë nën pretendimin se ende i ‘përket’ shtetit serb? Pa hyrë në detaje përmbajtjesore, do të kisha vlerësuar se ky tekst ka mundur të jetë shumë më afër standardeve profesionale, po të kishte qenë më protokollar, pa nevojë për ‘dhënie meritash’, pasi që mediat nuk janë përfaqësues të partive, por janë përfaqësues të publikut. Për më tepër, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asgjë më shumë se sa detyrën e saj për zbatimin e ligjit dhe praktikave ndërkombëtare, të cilat duhet të vlejnë për të gjithë dhe, si e tillë, nuk ka nevojë për lartësim të veçantë.

 Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë dikton që :

  • Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
  • Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të kenë influencë mbi lirinë e informimit.
  • Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button