Tetova në atmosferë festive

Atmosferë festive në Tetovë me rastin ditës së Flamurit. Thuajse se në të gjitha shkollat fillore të komunës dhe rrethinës nxënësit kanë organizuar manifestime me këngë dhe vjersha me rastin e kësaj ditë.

Universiteti Shtetëror i Tetovës ka organizuar një akademi solemne. 

Në rrugët e Tetovës janë vendosur flamuj, ndërsa qytetarët thonë se kjo është një festë në të gjithë vendet ku ka shqiptarë.

“Sot ndjehem më veçantë, është një ditë feste për ne “thotë  Muhameti nxënës i shkollës së Mjekësisë.

“Ka atmosferë por nuk është si me 100 vjetorin nuk mund të themi se kemi ndonjë festë te veçantë, nuk ndonjë organizim shtetëror, vetëm në nivel lokal” thotë Arsimi.

“Kjo është festë e shqiptarëve dhe unë ndjehem e lumtur sot, kam vendosur flamurin në shtëpi”  thotë Lulzimja.

Për të pasur një atmosferë me festive në Tetovë, shoqata joqeveritare “Ilirikum Liberats”,  ka shpërndarë 

Për të pasur një atmosferë me festive në Tetovë, shoqata joqeveritare “Ilirikum Liberats”, ka shpërndarë flamuj kombëtarë në shitore  dhe  në rrugët e Tetovës. Qëllimi është që çdo shitore të ketë një flamurë kombëtarë . Arlind Islami nga kjo shoqatë  thotë se qëllimi i këtij organizimi është që të krijojmë një atmosferë festive në rrugët e qytetit.

Ndërkaq, agjenda festive e nëntorit përmbyllet me koncertin e SHKA “Xheladin Zeqiri” dhe grupin Teuta në Shtëpinë e Kulturës. /Portalb

     

Lajme të ngjashme

Back to top button