Rasti “Celula”, dënohen 6 persona

5 nga 11 të akuzuarit e rastit “Celula”, janë dënuar me nga 5 vjet burg, ndërkaq hoxha nga Çairi, Rexhep Memishi është dënuar me 7 vjet burg, për pjesëmarrje dhe organizim paraushtarak dhe rekrutim të shtetasve të Maqedonisë për të luftuar në Siri, në anën e “Shtetit Islamik”, njofton Portalb.

5 të dënuarit me nga 5 vjet burg janë: Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmed Dardhishta dhe Resul Saiti. Sipas Gjykatës, këto 5 persona kanë marrë pjesë në logjistikë  dhe organizimin e ushtarëve për të luftuar në Siri.

Gjykata gjithashtu do të vendosë edhe për 5 të akuzuar tjerë që nuk e pranojnë fajin.

Përndryshe, aksioni “Celula”, u realizua më 6 gusht të vitit të kaluar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button