Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” dhe Aleanca Franceze mbajtën “Mbrëmje Poetike Frankofone”

Nën organizimin e Aleancës Franceze dhe Klubit të Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, në Pallatin e Kulturës (ODA) u mbajt mbrëmje poetike, në gjuhën shqipe dhe frënge, në saje të muajit të Frankofonisë. Gjithashtu u prezantua një ekspozitë fotografish me pamje nga Parisi dhe personalitete të kulturës frënge.

Fjalë përshëndetëse mbajtën Daim Ilazi – diplomat, Ejup Ajdini – kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum”, si dhe Julie Chamberland – përfaqësuese e Aleancës Franceze. Në përkthim ndihmoi Rushit Jashari.

Në ambientin e bukur në “ODA”, ku gërshetohen imazhe artesh, u përurua vëllimi poetik shqip-frëngjisht i Daim Ilazi, diplomat dhe sekretar i Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum”. Me këtë rast u interpretuan poezi në të dy gjuhët. Për veprimtarinë diplomatike dhe letrare të Daim Iljazi, fjalë rasti mbajti Ejup Ajdini dhe Julie Chamberland.photo 1

“Me poezi në shqip dhe frëngjisht u prezantuan poetët: Adem Abdullahu, Zejnepe Alili Rexhepi, Ejup Ajdini, Kasam Shaqirvela, Sulejman Mehazi, Bujar Plloshtani, Eroll Velija, Albina Bexheti, Kaltrina Sadiki, Sami Sherifi, Behare Elezi, Rami Kamberi. Në veçanti e falënderojmë poetin nga Shkupi, Sami Sherifin. Poezi në frengjisht interpretuan anëtaret e Aleancës Franceze: Julie Chamberland dhe Marion Toutol. Në një interpretim profesional të disa poezive në frëngjisht u prezantua Mimoza Ceka, e cila i dha sharm tërë mbrëmjes.

Për t’u pleksur fjala artistike me timbrin e muzikës u përkujdesën: Trim Antoni (kitarist) dhe Teuta Emini (flautiste). Për këtë përzgjedhje e falënderojmë profesor Jeton Pustinën, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Klubit “Oeneum”! Faleminderit Daim Iljazi për idenë dhe realizimin e mbrëmjes poetike, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve “Oeneum”!”, shkruhet në njoftimin e Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button