Bruksel, fotoja më domethënëse…

Kjo është komentuar si fotoja më prekësë nga Brukseli. Duket si absurde, por është vetëm një sekondë që e bën të ngjajë të tillë. Është një kohë kur çifti në stacionin e metrosë Maalbeek, përqafohet për të kuptuar që jetojnë, për të gëzuar shpëtimin e tjetrit dhe vetes, por pranë është një i plagosur rëndë që zgjat dorën drejt tyre.

E kanë dëgjuar thirrjen e tij dhe janë kthyer menjëherë për t’i dhënë ndihmë. Ja ku janë duke u ndihmuar.

Këto sulme shkaktojnë një përzierje ndjenjash, trishtimin e madh, vuajtjen, por edhe gëzimin e atyre që e kanë këtë fat që kanë shpëtuar. Ajo që e bën të fuqishme atë foto, që ia njohim vazhdimin,  është që të gjitha këto ndjenja i ka të mbledhura brenda pak metrash.

Një nga fotot domethënëse është edhe ajo që paraqet një fëmijë sirian në kampin e Idominisë në kufirin e Greqisë me Maqedoninë, që ka shprehur keqardhjen për Brukselin. Fotoja është përhapur gjithandej duke shprehur edhe një herë dëshirën për paqe të përhapur te shumica e njerëzve dhe ndjeshmërinë ndaj jetës së njerëzve kudo që ndodhen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button