Vullntarët e Korpusit të paqes-Maqedoni do ta bëjnë betimin

34 vullnetarë të rinj amerikanë të Korpusit të Paqes -Maqedoni do të bëjnë betimin festiv para ambasadorit të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë Paul D. Ëohlers. Në mesin e të ftuarve janë ministri për punë dhe politikë sociale Dime Spasov, përfaqësues prej kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë Elisaveta Ivanova, kryetarë të komunave dhe miq të Korpusit të Paqes.
 
Ceremonia e dhënies së betimit do të mbahet më 29 nëntor 2013, e premte, në restorantin Palace në Kumanovë (fshati Dobroshanë), prej orës 13:00 deri në ora 17:00.
 
Kjo ceremoni shënon përfundimin e suksesshëm të programit trajnues në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë javësh ku vullnetarët e rinj u janë nështruar kurseve për gjuhë maqedonase dhe shqipe, kanë mësuar për kulturën dhe kanë ndjekur trajnim teknik. Pas ceremonisë për dhënien e betimit, vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre dy-vjeçar në tërë territorin e Maqedonisë.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button