“Dënimi i Radovan Karaxhiçit, mesazh edhe ndaj përgjegjësve të tjerë”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka theksuar se vendimi për dënimin me 40 vite burg për “kasapin e Bosnjës” Radovan Karaxhiç iu dërgon mesazh edhe përgjegjësve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban Ki-moon në lidhje me dënimin e ish-liderit serb nga Bosnja në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të OKB-së u shpreh se: “Sot është një ditë historike për popullin e rajonit dhe drejtësinë ndërkombëtare”.

Ban Ki-moon duke rikujtuar se Karaxhiç është personi me detyrën më të lartë që gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e OKB-së u shpreh më tej se: “Ky vendim i dërgon një mesazh të rëndësishëm të gjithë atyre që ndodhen në pozicionin e përgjegjësisë se do t’iu kërkohet llogari për veprimet e tyre. Ata që largohen nga drejtësia, nuk mund të shpëtojnë nga vendosmëria kolektive e komunitetit ndërkombëtarë për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjithashtu ka lavdëruar edhe gjyqtarët dhe personelin e ICTY-së për përpjekjet për këtë proces gjyqësor.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e OKB-së në Hagë të Holandës dha vendimin për dënimin me 40 vite burg ndaj Karaxhiçit. Këshilli i Gjyqtarëve për Karaxhiç i cili njihet me nofkën “Kasapi i Bosnjës” dhe i cili akuzohej për 11 krime të ndryshme dha vendimin duke e dënuar me 40 vite burg për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rregullave të luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button