Vihet në pah aftësia e Evropës në luftën kundër terrorizmit, kur Turqia lajmëronte…

Mosndjekja nga afër e një prej autorëve të sulmeve terroriste në Bruksel pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga Turqia ka vënë në pah pyetjet lidhur me aftësinë e Evropës në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se një nga autorët e sulmeve terroriste në Bruksel u deportua nga Turqia dhe vendet evropiane ishin paralajmëruar në lidhje me çëshjten për lidhjen e këtij personi me terrorizmin ka ngjallur jehonë të madhe.

Në lajmet dhe komentet e shtypit anglez teksa është vënë në dilemë aftësia e qeverisë së Belgjikës dhe të forcave të sigusirë në luftën kundër terrorizmit gjithashtu janë kritikuar edhe ekspertët e anti-terrorizmit dhe njësitë e shërbimeve sekrete dhe të policisë.

“Turp i madh politik”

Një nga gazetat më presitgjoze në vend Financial Times duke potencuar se “në rast se vërtetohet se është i saktë informacioni i Erdoganit se Evropa është paralajmëruar ky do të jetë një turp i madh për Evropën” shkruan se “tashmë qeveria belge po përballet me vështirësitë që nuk ka ndjekur nga afër sulmuesit”.

“Tragjedi e gabimeve”

Ndërsa gazeta The Independent në titullin kryesor ka shkruar “Tragjedi e gabimeve”

Në lajmin e The Times me titull “Gabimet e autoriteteve belge, lejuan bombarduesit të shpëtonin nga rrjeti i sigurisë”, tërhiqet vëmendja se paralajmërimet e Turqisë në lidhje me terroristët janë neglizhuar nga homologët evropianë.

Ndërsa Raffaello Pantucci, drejtori i inspektimeve të sigurisë ndëkombëtare në Institutin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë me qendër në Londër për gazetarin e AA-së duke folur për sulmet në Bruksel nga pikëpamja e inteligjencës ka theksuar se informacionet e shërbimeve inteligjente mund të kenë gabuar në përcaktimin e përparësisë së radhës.

Duke vënë në dukje se marrja e një informacioni në lidhje me një nga sulmuesit nga Turqia ndoshta nuk mund të shprehë shumë kuptim për autoritetet belge Pantucci tha se “Nga Turqia dhe aleatët e tjerë çfarë informacionesh të tjera kanë marrë? Mes vendeve partnere informacionet rrjedhin vazhdimisht. Por, pas një kohe një informacion që duket i kuptimtë dhe i rëndësishëm, në momentet e para që ai vjen mund të mos duket si i tillë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button