Punëtori për të drejtat themelore në Maqedoni

Sekratariat për Çështje Evropiane në mbështjete të Shoqërise Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) u realizua punëtoria për të drejtat themelore të njeriut në Republikën e Maqedonisë.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të sektorit civil, fjalën hyrëse kishin Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, zëvëndës ambasadori në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni Hans Helge Sander dhe drejtori i GIZ në Maqedoni z-James Makbet.

Sekretariati për Çështje Evropiane (SEÇ) mbështetur nga ana e Proektit të bashkëpunimit bilateral gjermano-maqedonas “Mbështetje të Sekretariati për Çështje Evropiane” Zbatuar nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) ka analizuar rregullat kombëtare i nstitucionale në fushën e të drejtave themelore. Rezultat i kësaj analize është hartimi i të gjithë aktorëve nacional të kyçura në fushën e të drejtave themelore, kompetencat e tyre, si dhe i dentifikimi i strukturave ekzistuese të koordinimit në këtë fushë. Kjo analize formon bazën për fillimin e kujdesit të duhur për të përcaktuar nivelin e pajtueshmërisë me BE-në.

Qëllimi i kësaj punëtorie është prezantimi i rezultateve të aktiviteteve të deritanishme në drejtim të i dentifikimit të strukturës nacional për të drejtat themelore, si dhe shkëmbimin të i nformatave, mendimeve, përvojave dhe sugjerimeve për përmirësimin e strukturave koordinuese dhe mekanizmave monitoruese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button