Abdullai tejkaloi lëndimin, vijnë dhe ofertat

Ka mbetur vetëm edhe një xhiro për të përfunduar seyoni vjeshtor i Ligës së Parë dhe atë të Dytë, ndërsa ekipet që garojnë në ligat e treta tani më janë në pushim të merituar. Por edhe pse KF Saraji është larguar nga garat e mëtutjeshme të Ligës së Tretë, mesfushori i kësaj skuadre, Rijat Abdullai ka tejkaluar lëndimin dhe tani më i është kthyer fushës së gjelbër dhe po zhvillon stërvitjet, nën kontrollin e trajnerit Hajriz Skenderoviq. 

“E kam kaluar me sukses këtë krizë me lëndimin që pata marrë në ndeshjen kundër Goblenit dhe ja tani pësëri jam kthyer me stërvitje. Gjithsesi më duhet pak kohë për të marrë veten dhe të harroj lëndimin dy mujor që më përcolli”, ka thënë për “Portalb” Abdullai.

Duke marrë parasysh se Saraji nuk do të garojë më në Ligën e tretë dhe statusi i klubi është ende i pazgjidhur nëse edhe do të jetë në ndonjë prej ligave të Maqedonisë, mesfhsuri Abdullai ka potencuar se janari mundë të jetë muaji i cili ai edhe do të ndryshojë ambient, duke u larguar nga ekipi i Sarajit.

“Ka disa klube vendore që po garojnë në Ligën e Parë dhe të Dytë e që kanë zgjuar interes për të qenë pjesë e tyre, por për hir të korrektësisë dhe bisedimeve që po zhvillojmë nuk do të shpalos emra. Gjithçka është në fazën fillestare dhe bisedimet do të intensifikohen pasi që përfundojë sezoni vjeshtor. Gjithashtu do të udhëtoj edhe drejt Gjermanisë, ku do të jem në provë te klubi amator “Rogesborg”. / Portalb

Të përkujtojmë se Rijat se Rijat Abdullai është futbollist i cili vjen nga shkolla e KF Shkupi, me të cilët ishte për dy vite pjesë e ekipit të udhëhequr nga trajneri Sami Ganiun. Gjithashtu mesfushori shkupjan ishte afër transferim te ekipi i Apolonia nga  Fieri, ku u pëlqye nga trajneri Stavër Nica, por kontrata dështoi pasi fierakët kërkonin kontratë 4 vjeçare, të cilën Abdullai e kishte refuzuar. 

Dy vitet e fundit Rijat Abdullai ishte pjesë e ekipit të suksesshëm të KF Saraji që u inkuadrua në Ligën e Tretë, ndërsa nën urdhrat e trajneri Ferdi Ismaili kaluan një sezonë të mirë duke qenë në mesin e më të mirëve në grupin Veri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button