“Ta nxjerrim Islamin nga shtëpia jonë”, gazeta italiane që ka zemëruar myslimanët (FOTO)

Titulli i gazetës italiane “il Giornale” zemëron myslimanët. Kjo kopertinë një ditë pas sulmeve në Bruksel ka bërë që një grup besimtarësh myslimane të protestojnë përpara selisë së kësaj gazete, transmeton Lapsi.al.

“Il Giornale” shkruan se Drejtori i Përgjithshëm Alessandro Sallusti kërkoi ndihmën e policisë për të dalë nga puna dhe për të shkuar në shtëpi. Protestuesit kanë përdorur gazetën për tu falur. Shkrimi i botuar këtë të mërkurë është konsideruar i papërshtatshëm nga shumë myslimane.

“Islami dhe Allahu i tij janë të papërshtatshëm me qytetërimin tonë. Ata kanë duart të lyera me gjakun e fëmijëve tanë dhe nuk janë të kënaqur. Ky është problemi, të tjerat janë llogje” – thuhet në shkrim.

“Të vdekurit e djeshëm, njëlloj si të një muaji apo vitesh më parë janë viktima që përveç ISIS edhe të tolerancës… Belgjika është një vend që i ka hapur dyert për emigrantët prej vitesh. Mjaft më me mikpritjen si akt të mirësisë”.

“tani myslimanët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Nuk është racizëm, është mbrojtje legjitime!” – janë disa pasazhë në shkrimin që ka shkaktuar zemërim.©lapsi.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button