Kërçovë, vetura përplaset në një shtëpi, humbin jetën tre të rinj shqiptarë

Tre persona e kanë humbur jetën kurse dy të tjerë janë me lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur në orën 4:10 të mëngjesit në rrugën “Uzhiçna republika” në Kërçovë.

Admir B. (25), Jeton E. (25) dhe Murat A. (15), të gjithë nga Kërçova, në vendngjarje u janë nënshtruar lëndimeve përderisa G.S. (27) dhe R.S. (26) nga Kërçova kanë fituar plagë të rënda. Nga lëndimet serioze, P.S. është dërguar në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjeti “Golf” me regjistrim të Kërçovës, duke kaluar nga rruga e stacionit hekurudhor për te rruga lokale për në Krushinë, ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe me pjesën e parme ka goditur trotuarin dhe shtyllën elektrike të betonit pas çka automjeti është rrotulluar dhe me pjesën e pasme ka goditur një objekt banimi.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer hetimet gjykatësi hetimor dhe prokurori publik si dhe ekipet policore nga stacioni policorë në Kërçovë.

Sektori i punëve të brendshme, Ohër, njofton se gjatë ditës, doktori i mjekësisë ligjore do të kryej obduksionin e trupave të viktimave. Kurse merrem masa shtesë për vërtetimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button