Fillon festivali “Ditët e muzikës së Maqedonisë”, performues edhe tre shqiptar

Ka filluar festivali “Ditët e muzikës së Maqedonisë” i cili do të zgjasë deri në 14.04. 2016. Festivali në fjalë me traditë 39 vjeçare e ka promovuar muzikën bashkëkohore maqedonase, ndërkaq në këtë festival përpos prezantimit të veprave botërore nga artistë botërorë, do të marrin pjesë edhe 3 shqiptar, njofton Portalb.

Më 4 prill do të merr pjesë, profesori Fatos Lumani i cili do të prezantojë me “TRIO për violinë, klarinetë dhe piano – 2003).

Më 5 prill do të prezantojë Arta Abazi me katër miniatura për piano, dhe pot ë njëjtën ditë gjithashtu do të prezantojë edhe Albin Sopa me tre miniatura për piano.

Festivali është i mbështetur nga presidenti i  shtetit Gjorge Ivanov, dhe i financuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Programin e plotë të festivalit mund ta gjeni këtu: Festivali “Ditët e muzikës së Maqedonisë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button