Në ditën e dasmës rihen nusja dhe dashnorja VIDEO

Një skenë e pazakontë rrahjeje ka ndodhur gjatë lidhjes së një martese në Kinë, kur dashnorja e dhëndrit  kishte ardhur në dasmë e paftuar, me qëllim që të rrihej me nusen. Incidenti, të cilin e kishte xhiruar një nga të ftuarit, dhe e kishte vendosur në internet, ka ndodhur në Senzhen, në krahinën jugore Guasngdung.  

Ndërsa çifti po festonte me mysafirët  lidhjen martesore, në sallë hyn furishëm një grua shtatzënë dhe sulet mbi nusen.

Pasoi një rrahje e ashpër, kurse të gjitha përpjekjet e dhëndrit, kamerierëve dhe të ftuarve për t’i ndarë shkuan huq.

“Nuk ke abortuar kur ishte koha, e tash vjen me gjithë atë bark këtu. Do të të blejmë shtëpi? Kujton se këtë mund ta kërkosh prej nesh!?” bërtiste nusja e mërdhezur. 

Pas disa minutash lufte të pakursyer, dy gratë ranë në dysheme, plotësisht të lodhura, transmetuan mediet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button