Obama: DAESH-i vret muslimanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Argjentinë, tha se organizata terroriste DAESH në Lindjen e Mesme vret muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama, pas vizitës historike në Kubë, vazhdoi me vizitën e tij në Argjentinë, ku në kryeqytetin e saj Buenos Aires u takua me presidentin e këtij vendi Mauricio Macri.

Presidenti amerikan, në një konferencë për media iu referua deklaratës së kandidatit për kryetar të SHBA-ve Ted Cruz, i cili tha se policia duhet të patrullojë në lagjet muslimane.

Obama këtë qasje e ka quajtur “gabim dhe joamerikan”.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që i jep forcë SHBA-ve është se ne kemi një ‘komunitet të integruar musliman amerikan’ i cili është mjaft i suksesshëm dhe të cilët e duan vendin e tyre”, tha Barack Obama.

Duke folur për DAESH-in, njeriu i parë i SHBA-ve tha se kjo organizatë terroriste në çdo cep të botës po helmon mendjet e të rinjve.

“Ata (DAESH) vrasin njerëz të pafajshëm, faji i vetëm i të cilëve është se besojnë në një islam të ndryshëm nga ata”, tha Obama.

Në fund theksoi se lufta kundër DAESH-it në Irak dhe Siri do të vazhdojë në mënyrë agresive deri në shkatërrimin e plotë të terroristëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button