Zgjidhet misteri: Ja pse terroristët në Bruksel mbanin dorëza të zeza

Siç duket më në fund është zgjedhur misteri i dorëzave të zeza që mbanin terroristët në aeroportin e Brukselit.
Dy vëllezërit që janë kapur nga kamerat e sigurisë në aeroportin Zaventem, Bruksel, janë parë që mbanin dorëza të zeza, transmeton lajmi.net.

Disa po besojnë që dorëzat i kanë vënë për t’i fshehur aparaturat e detonimit të bombës.

Gazeta belge ‘La Libre’ thotë se ka burime që kanë pohuar se dorëzat i kanë vënë për të fshehur mekanizmat e detonatorëve, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Si pasojë e sulmeve në aeroportin e Brukselit kishin mbetur rreth 30 njerëz të vrarë, dhe rreth 200 tjerë të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button